Tërhiqet nga gara një tjetër kandidat i Alibeajt

Është tërhequr nga gara për zgjedhejt lokale të 14 majit një tjetër kandidat i Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për Mark Ruçin, i cili është kandidati i Alibeajt për Mirditën.

“Tërhiqem për t’u krijuar mundësinë demokratëve që të fitojnë bashkinë Mirditë pas 12 vitesh”, është shprehur ai.

Letra e Ruçit drejtuar KQZ:

Për dijeni: KQZ Tiranë

Unë i quajtur Mark Gjon Ruçi i datelindjes 20.08.1961 në Tarazh Mirditë, banues në Rubik-Mirditë paraqes kërkesën si më poshtë:
1) Duke qenë kandidat për Kryetarë Bashkie në Mirditë i propozuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, për arësyet përsonale dhe familjare deklaroj me vullnet të lirë dhe të plotë se tërhiqem nga gara e zgjedhjeve të 14 Majit 2023.
2) Lutem konfirmoni në KQZ dorëheqjen time per tu përjashtuar nga lista e kandidatëve për Kryetarë Bashkie në Mirditë.

Pas tërheqjes së Ruçit, mbeten vetëm 15 kandidatë për kryetarë bashkie që garojnë më 14 maj me logon e Partisë Demokratike.

Me tërheqjen nga gara, Mark Ruçi e çon në 7-të numrin e kandidatëve të dorëhequr të Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet vendore.

Kujtojmë se më herët, kanë njoftuar tërheqjen kandidatët për bashkinë e Vorës, Korçës, Lezhës, Librazhdit, Krujës dhe Kurbinit./Albeu.com/