Të shtëna me armë në Elbasan

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak pas mesnate në Elbasan.

Burime bëjnë me dije se të shtënat janë dëgjuar në qendër të qytetit dhe se nuk ka të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Partizani Dyli Haxhire në zonën e quajtur Gurabardhi.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. /albeu.com


Shtuar 12.01.2022 00:37