Plagosje me thikë në Komsi të Matit.
Pas një konflikti mes disa të rinjve në Njësinë Administrative Komsi, janë plagosur dy vëllezër A. Hysa dhe K. Hysa.
Dy vëllezërit e plagosur kanë marrë ndihmën në spitalin e Burrelit, ndërsa njëri prej tyre pritet të niset drejt Tiranës. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e tyre.
“Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.K dhe K.K., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjeksore në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.“, njofton policia.
/albeu.com/