RENEA dhe FAST zbarkojnë në Laç, kapen 2 të “fortët”

Një operacion është finalizuar me sukses nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, duke vënë në pranga 12 persona, dy prej tyre në Shqipëri.

Gjatë operacionit është shkatërruar një organizatë që merrej me trafikun e kokainës në Milano, Itali dhe në Shqipëri.

Në pranga janë vënë dy persona, një në Tiranë dhe një në Lacc, B. C. alias B. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe E. P. alias E. U., 27 vjeç, banues në Laç. të cilët do të ekstradohen drejt Italisë.

Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e krimit të organizuar.

Operacioni “NEIKEA” është zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe Shqipëri, nga Policia italiane dhe Policia shqiptare.

Gjatë operacionit është shkatërruar një organizatë që merrej me trafikun e kokainës në Milano, Itali dhe në Shqipëri.

Në Shqipëri operacioni u zhvillua nga FAST Albania, RENEA, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në koordinim me Interpol Tiranën, IP Romën dhe UCI Albania.

Gjatë operacionit janë arrestuar në Tiranë dhe në Laç, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasit: B. C. alias B. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe E. P. alias E. U., 27 vjeç, banues në Laç.

Mëngjesin e sotëm u përmbyll operacioni ndërkombëtar policor i koduar “NEIKEA”, në kuadër të së cilit u ekzekutuan 12 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Milanos/Itali, për shtetas italianë dhe shqiptarë të akuzuar për veprën penale “Organizatë kriminalë, më qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Operacioni “NEIKEA” ka nisur që nga viti 2016 nga Policia e Milanos dhe kishte për qëllim goditjen e organizatës kriminale që drejtohej nga shtetasi italian Luca Guerra që merrej me shitjen e kokainës në Balsamo/Milano.

Shtetasi Luca Guerra është arrestuar më datë 01.04.2016 dhe drejtimin e organizatës kriminale e mori shtetasi Giuseppe Sanfilipo, i cili u arrestua më datë 25.06.2016, pasi ka tentuar të vrasë shtetasin shqiptar M. P.

Në kuadër të këtij operacioni, më datë 13.11.2016 është arrestuar në kufirin midis Francës dhe Italisë, korrieri shqiptar i drogës, si dhe janë sekuestruar 8.6 kg kokainë.

Policia e Shtetit edhe gjatë këtij operacioni tregoi besueshmëri, profesionalizëm dhe vendosmëri për të luftuar përkrah partnerëve krimin e organizuar dhe siguron qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, më qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe në këtë kudër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që ata konstatojnë, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm. /albeu.com/

Shtuar 16.03.2021 11:03