Photoshop i dështuar, bashkëshortja e “Osmanit” bie pre e rrjetit (FOTO LAJM)

Burak Ozçivit i njohur si “Osmani”, nga seriali i suksesshëm që transmetohet në TV Klan dhe Fahriye Evcen janë një nga çiftet më të pëlqyer e të komentuar. Çdo veprim i tyre kthehet në lajm dhe sidomos pozat e fundit të Fahriyes.

Aktorja 34-vjeçare ka pozuar e veshur me pantallona të zeza lëkure dhe një body të bardhë. Mirëpo fansat menjëherë kanë kapur një detaj duke e akuzuar për fotoshop.

Dera pas Fahriyes është shtrembëruar, detaj i cili i ka shpëtuar aktores dhe e ka postuar foton.

Shtuar 16.03.2021 11:03