Të shtëna me armë me armë janë shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në Astir.
Burimet bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri drejt një makine. Mjeti ka qënë i ndaluar në semafor dhe ka qënë me e lehtë për atentatorët.
Dyshohet se në mjetin që është qëlluar kanë qënë dy persona, por nuk dihet zyrtarisht nëse ka apo jo viktima apo të lënduar edhe pse zona është e mbushur me disa autoambulanca.
Policia gjendet në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë dhe motivet e saj. /albeu.com/