EMRI/ Një person tenton të hyjë me forcë në ambientet e Kryeministrisë

Një person në Tiranë ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e kryeministrisë. Policia njofton se 32-vjeçari, Aurel Latifi, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet, por është arrestuar. Dyshohet se i riu vuan nga problemet e shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njofton policia./albeu.com