Ndodh në Pogradec! 24-vjeçari qëllon me grusht në kokë efektivin e policisë

Një i ri është vënë në pranga pasi është përplasur me një efektiv policie, të cilin e ka dhunuar.

Burimet bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Fieri pasi ka qëlluar me grusht në kokë një efektiv policie në Korçë.

Mësohet se i riu me iniciale A.M., është vënë menjëherë në pranga.

Gjithçka nisi pasi 24-vjeçari me inicialet A.M u konfliktua me disa persona jashtë një lokali në rrugën e Volorekës, në Pogradec.

Në momentet kur policia, e lajmëruar nga qytetarët ka ndërhyrë për të shuar sherrin, ai i ka kundërshtuar me dhunë efektivët.

Po kështu, duke vijuar rezistencën, edhe gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit, i ru ka goditur me grusht në kokë, njërin prej punonjësve të policisë.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 24 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, përballë një lokali në rrugën e Volorekës, Pogradec, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e policisë të cilët ndërhynë për të neutralizuar një konflikt në të cilin 24-vjeçari ishte përfshirë me persona të tjerë, si edhe gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit, shtetasi A. M., ka goditur me grusht në kokë, njërin prej punonjësve të policisë. /albeu.com/

 


Shtuar 14.08.2021 13:30