Milani bën vetëvrasje, tani rrezikon seriozisht zonën Champions (VIDEO)

Milani dehet nga suksesi pas fitores 0-7 me Torinon. Kuqezinjtë u ndalën në barazim pa gola në shtëpi nga Cagliari duke zhgënjyer kështu tifozët, shkruan Albeu.com.

Një ndeshje mjaft e dobët  nga Milani me Cagliarin që e adrimistroi mjaft mirë lojën duke mos i lënë shumë hapësira skuadrës së Piolit.

Ndërkohë, fati i Milanit do të vendoset në javën e fundit ku do të luajë në transfertë ndaj Atalantës. Aktualisht Milani mban vendin e  3 me 76 pikë. /albeu.com/


Shtuar 16.05.2021 22:40