Testi përmes të cilit zbuloni veten

Ky është një test shumë i thjeshtë dhe interesant. Përpara se ta nisësh, nxirr një fletë të bardhë dhe një stilolaps. Pasi t’i kesh lexuar pyetjet, shkruaji menjëherë përgjigjet që ju vijnë në mendje. Shkruani përgjigjen e parë që të kalon në mendje, pa u menduar gjatë.

Pyetjet:

Imagjino sikur po shkon me dikë në një pyll. Kush mund të jetë me ty në atë udhëtim?

Po ecën përgjatë pyllit dhe sheh një kafshë jo shumë larg teje. Çfarë kafshe mund të jetë? Sa e madhe? Çfarë do të ndodhë pasi ta shohësh kafshën në sy?

Vazhdon të ecësh nëpër pyll. Pas një shtegu të ngushtë të shfaqet përpara syve shtëpia e ëndrrave. Si do t’i përshkruaje dimensionet e saj? A është e rrethuar nga një gardh shtëpia jote e ëndrrave?

Hyn në shtëpi. Shkon në kuzhinë dhe sheh tavolinën e ngrënies. Përshkruaje çfarë sheh mbi të, ose pranë saj.

Largohesh nga shtëpia prej derës së pasme dhe sheh një kupë që qëndron çuditshëm mbi grurë. Me çfarë materiali është bërë?

Arrin në fund të oborrit, në mes të të cilit është një shtëpi. Aty është një pellg. Si ke ndërmend ta kalosh atë për të vazhduar përpara?

Përgjigjet e shpejta që ke shënuar në fletë, tregojnë vlerat dhe idealet e tua. Ja se si ta analizosh testin:

Personi që po të shoqëron në pyll, është personi më i rëndësishëm i jetës tënde.

Madhësia e kafshës imagjinare që të shfaqet përpara, është në realitet madhësia dhe rëndesa e problemeve të subkoshiencës tënde. Sa më e madhe të jetë kafsha, aq më e vështirë të duket ty t’i përballosh problemet që të janë shfaqur në jetë.

Mënyra se si reagohet në situata të frikshme (kur sheh në sy një kafshë në pyll), është e ndryshme. Kjo tregon edhe ndryshimin në mënyrën e zgjidhjes së problemeve në jetë.

Madhësia e shtëpisë që ke parë, ka të bëjë me madhësinë e ambicieve të tua. Nëse është shumë e madhe, ndoshta ke pritshmëri më të larta në jetë. Nëse nuk ka gardh përreth shtëpisë, atëherë kjo tregon se ti je një person i hapur dhe ekstremisht i lirë. Nëse ekziston gardhi, atëherë ti vlerëson hapësirën tënde personale dhe pret po të njëjtën gjë prej të tjerëve. Ti pret që ata të mos ndërhyjnë në gjërat e tua personale pa lejen tënde.

Nëse në kuzhinë nuk sheh njerëz, ushqime apo lule, atëherë kjo tregon se je një person jo i lumtur.

Fortësia e materialit të kupës tregon se sa fuqishëm i percepton ti marrëdhëniet me familjarët e tu. Nëse kupa është prej plastike, ose letre, atëherë kjo tregon se je i shqetësuar për marrëdhëniet me familjarët e tu. Nëse kupa është prej metali, ose porcelain, atëherë nuk ke pse shqetësohesh.

Madhësia e pellgut tregon dimensionet e dëshirave të tua seksuale. Sa më guximtare ta zgjedhësh mënyrën se si do ta kalosh atë, aq më shumë tregon se sa i rëndësishëm është aktiviteti seksual në jetën tënde.

Është e rëndësishme ta bësh sërish këtë test një ditë tjetër, sepse testi nuk bazohet mbi të dhëna të qëndrueshme të personalitetit, por në gjendjen psikoemocionale të momentit. Prandaj, rezultatet mund të ndryshojnë brenda pak kohësh.

 

 

 


Shtuar 16.05.2021 22:31