E FUNDIT/ Mbi 80 mijë vota diferencë! Shifrat e fundit nga beteja Rama-Basha, zhgënjen LSI (FOTO LAJM)

Prej mbrëmjes së djeshme në Shqipëri vazhdon numërimi i votave të hedhura ditën e djeshme nga shqiptarët.

Nga orët e para të numërimit, procesin e kryeson PS ku deri më tani sipas të dhënave nga KQZ pretendon 77 mandate e ndjekur nga PD me 56 mandate.

Ndërkohë ku janë numëruar më shumë se 40% e kutive të votimit në të gjithë Shqipërinë të dhënat janë:

Nga 12 qarqet në Shqipëri, KQZ bën me dije se PS kryeson ndjeshëm në 9 qarqe duke lënë PD me vetëm 3 qarqe në kryesim.

Deri në orën 13:41, të dhënat zyrtare flasin:

PS– 77 mandate – 331 713 vota/49.28 %

PD-56 mandate- 247 600 vota/ 38.9 %

LSI– 5 mandate- 45 277  vota / 7.11 %

PSD– 2 mandate-  12 785 vota / 2.01 %

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ mes PS dhe PD deri tani ka një diferencë prej 84 mijë votash. /albeu.com/


Shtuar 26.04.2021 14:06