Mbërrin në Rinas kancelarja Merkel (VIDEO)

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Ajo  do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Ceremonia e pritjes së Merel do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave në orën 10:20.

Programi i vizitës së Kacelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel:

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park.

Rrugët që do të bllokohen:

Në Tiranë, në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave, nga ora 09:00 deri në orën 13:00 do të jenë të bllokuara./albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 14.09.2021 10:05