Janë liruar dy qytetarët e Kosovës të cilët ishin arrestuar në Serbi nga policia.
Lajmi konfirmohet për mediet kosovare nga familjarët e njërit prej të arrestuarve.
“Sapo janë liruar nga Gjykata Kushumlisë dhe janë duke ardhur në Kosovë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, 3 policë të Kosovës janë rrëmbyer nga policia serbe në fshatin Bare në kufi me Serbinë.
Qytetarët e arrestuar nga Policia e Serbisë ishin Dervish Maliqi dhe Esat Muçolli. Ata ishin arrestuar në Merdarë.
Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës që të shmangin qarkullimin në territorin e Serbisë./Albeu.com/