KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Vlorës: Nuk justifikon pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Vlorës Alfred Sali, i cili gjatë procesit të vlerësimit, në kriterin e pasurisë ra në sy pretendimi i tij se një shumë prej rreth 79 mijë eurosh e kishte fituar përmes lojërave të fatit në Gjibraltar.

Sipas KPK, edhe pse prokurori ka patur likuiditet, ka marrë kredi në mënyrë që nuk është arsyetuar qartë. Shuma e parave e fituar në lojërat e fatit, duket e dyshimtë, pasi nuk vjen në harmoni me deklaratat e pasurisë.

Në përfundim rezulton se mos deklarimi i shumës prej 56 mijë euro, marrja e një kredie bankare dhe ekzistenca e një tjetër kredie edhe pas fitimit të lotarisë, vazhdonte të paguhej me një kredi tjetër, ngrenë dyshimin se shuma e parave të fituara në lojë fati duket se ka krijuar një deklarim të rremë.

Nga hetimet e KPK-së, ka rezultuar se ka patur lëvizje bankare mes prokurorit dhe kompanisë së basteve ku evidentohet se ka qenë frekuentues i kësaj i këtij aktiviteti, duke cenuar figurën dhe integritetin e prokurorit.


Shtuar 22.07.2022 09:55