I zhdukur prej ditësh, gjendet i vetëvarur vlonjati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Në një pallat të braktisur është gjetur i vetëvarur shtetasi T. K., 50 vjeç,i cili ishte larguar nga banesa më datë 19.03.2021.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.03.2021, rreth orës 15:50, në rrugën “Demokracia”, në Vorë,​ në një pallat të braktisur, është gjetur i vetëvarur shtetasi T. K., 50 vjeç,i cili ishte larguar nga banesa më datë 19.03.2021.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 22.03.2021 16:36