I zhdukur prej  3 ditësh, gjendet në Sarandë 12-vjeçari nga Tirana

Ditën e sotme është gjendur në Sarandë 12-vjeçari, Ronaldo Tanushi.

I mituri ishte shpallur i humbur prej 3 ditësh nga familja e tij në Tiranë.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, Tanushi tha se sapo e kishte marrë sërish të birin, teksa nuk i mbajti dot lotët.

“Motra sa më erdhi një informacion, e kanë gjetur djalin. Unë tani jam në Fier, rrugës për në Sarandë. Faleminderit shumë të gjithëve, faleminderit ju, faleminderit Policisë së Shtetit”, tha babai.

 

 


Shtuar 6.07.2021 13:31