E rëndë! Gruaja në Vlorë hidhet nga pallati bashkë me fëmijën, ndërrojnë jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë. Një grua 35-vjeçare është hedhur nga pallati së bashku me fëmijën e saj.

Mësohet se janë trasportuar në spital, por fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarsia”, ndërsa arsyeja pse 34-vjeçarja Palema Mërtiri, ka marrë vendimin për t’u hedhur nuk dihet ende.

“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një qytetare që i njihte kanë treguar se Pamela jetonte në Tiranë, ishte farmaciste dhe një ditë më parë kishte shkuar në Vlorë bashkë me prindërit.

Ajo ishte ndarë nga bashkëshorti para disa muajsh dhe javët e fundit kishte pësuar kriza nervore.

Siç tregon dëshmitarja, mëngjesin e sotëm ishte larguar nga shtëpia e prindërve të saj të Vlorë për të kryer aktin e vetëvrasjes, ndërsa babai dhe nëna, duke e ditur gjendjen e saj mentale kishin dalë duke e kërkuar.

“Vajza ishte shumë e mirë. Jetonte në Tiranë bashkë me prindërit. Kishte një djalë dhe ishte e divorcuar prej 7-8 muajsh. I kishte kërkuar të ëmës të shkonin në Vlorë dhe erdhën këtu. E takova të ëmën dhe më tha se kam Pamelën sëmure, me krizë nervore. I thashë merri ilaçe mos e lër ashtu. Sot më trokiti në derë, po e kërkonin. Ka rreth një muaj që ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. U hodh në pallatin përballë për të mos ua lënë prindërve peng”, tha qytetarja./albeu.com

 


Shtuar 26.11.2021 12:40