Gjykata merr vendim për autorin e vrasjes së 23-vjeçares në Fier

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për Elton Metajn, autorin e vrasjes së 23-vjeçares Sabrina Bengajt.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur 4 ditë më parë, në fshatin Zhupan, ku pak para mesnate e vrau në shtëpinë e saj, ish-bashkëshorten.

Në shtator të vitit të shkuar, Metaj ka marrë preng gjithë familjen e viktimës, ku u desh ndërhyrja e RENEA për të shmangur tragjedinë.

Pas kësaj ngjarjeje, çifti u divorcua, ndërsa gjykata vendosi t’i japë urdhër mbrojtjeje 23-vjeçares.

Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtari Alfred Konomi, Sabrina Bengaj kishte urdhër mbrotjeje nga 14 tetor 2020 deri në 14 tetor 2021.

Ky vendim nuk e ndali aspak Metajn të shkonte i armatosur në shtëpinë e ish-bashkëshortes, me të cilën kishte një fëmijë, duke e ekzekutuar atë në sy të familjarëve./albeu.com