E FUNDIT/ E reja tenton t’i japë fund jetës në Maliq, vetëplagoset me thikë

Një 22-vjeçare në Maliq ka tentuar t’i  japë fund jetës duke u vetëplagosur me thikë. Policia bën me dije se ajo është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 20.11.2021, në orën 18:45, në Urgjencën e Spitalit Korçë, është sjellë nga familjarët shtetasja E. R., rreth 22 vjeçe, banuese në fshatin Orman, Pojan, e cila nga deklarimet e marra rezulton se në banesë, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 20.11.2021 20:42