Bie në përrua, ndërron jetë bariu në Delvinë

Një bari ka rënë në përrua në në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për shtetasin Shaban Qoku, 58 vjeç, i cili ishte duke kullotur bagëtitë e tij në momentin tragjik.

Njoftimi i Policisë:

Më datë  29.11.2021,  rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, shtetasi Sh.Q., 58 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 29.11.2021 19:59