E FUNDIT/ Bie në korrent, ndërron jetë 65-vjeçari në Shijak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e  sotme në Shijak.

Në rrethana që ende nuk dihen ka ndërruar jetë një 65-vjeçar pasi ka rënë në rrymë elektrike.

“Me datë 10.11.2021, rreth orës 14:20, dyshohet se shtetasi A. D., 65 vjeç, banues në Shijak, në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.

 

 

 


Shtuar 10.11.2021 15:35