Basha mbledh me urgjencë në selinë blu demokratët

Ndërkohë që cdo ditë po shtohen zërat që kërkojnë një dorëheqje të Bashës, kryedemokrati ka bërë lëvizjen urgjente në selinë blu.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur me urgjencë sekretarët dhe kryetarët e degëve të Partisë Demokratike. Dosja.al ka mësuar se në fokusin e mbledhjes është analizave e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në takim pritet që të diksutohet edhe mbi zërat kritikë ndaj kryedemokratit, të cilët kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Paraditen e sotme kreu i PD-së ka pritur në takim shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësues të tjerë të PD-së si Ivi Kaso dhe Oerd Bylykbashi.


Shtuar 3.05.2021 19:09