Përfshihet nga flakët pallati 12 katësh, evakuohen me urgjencë banorët

Një pallat 12 katësh është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Elbasan, dhe pallati ku ka rënë zjarri ndodhet pranë Gjykatës së Elbasanit.

Të gjithë familjarët që rezultojnë banues në këtë pallat janë evakuuar, ndërsa dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nuk bëhet me dije nëse ka persona të lëdnuar nga zjarri në fjalë apo dëme të shumta materiale. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.


Shtuar 3.05.2021 19:14