E FUNDIT/ Arrestohen gruaja dhe vajza që vranë kryefamiljarin në Klos

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmë në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Ylber Elezi. Pas zbardhjes së ngjarjes është arrestuar bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara  për vrasjen e 47-vjeçarit.

“Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve : M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë  kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Y. L.

Materialet procedurale  iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrdhënieve familjare “”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 26.07.2021 14:55