Arrest me burg për Marjus Demën, vetëm një nga shokët lihet i lirë

Marjus Dema,  28-vjeç i akuzuar si autor i vrasjes së Mehmet Qemës në lagjen “5 Maji” në kryeqytet është lënë në burg nga Gjykata.

Elrin Pekës dhe Blerim Hotit iu caktua masa “detyrim paraqitje”, ndërsa Xhuliano Kocit “arrest në shtëpi”. I vetmi që fitoi lirinë ishte Frenkli Myftari, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pas vrasjes së 27-vjeçarit.

Të katër shokët e Marius Demës dhe Mehmet Qemës, të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje, akuzohen për moskallëzim krimi dhe dolën kokëulur para gjykatës.

Në sallën e gjyqit Marius Dema deklaroi se Qemën e kishte si vëlla dhe gjithçka ka ndodhur aksidentalisht, teksa po luante.

Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.

Gjatë seancës gjyqësore, Prokurori përshkroi dhe pamjet ku të gjithë shokët po konsumonin ushqim dhe pije para se të ndodhte vrasja e Mehmet Qemës.

Në një moment, drejton armën nga shoku i tij.

Pasi arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, shihet në kamerat e sigurisë se si viktima rrëzohet nga karrigia dhe shoku i tij vrapon për ta mbajtur dhe pastaj e ul në karrige.

 

 

Shtuar 15.05.2021 01:05