Aksidentohet aktori i humorit Gaz Paja (VIDEO)

Aktori i humorit Gaz Paja është përfshirë në një aksident pak më parë në Tiranë, te rruga e Kavajës. Ai  ishte duke udhëtuar me motorin e tij në momentin kur është përplasur nga një makinë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 11.11.2021 11:51