EMRI/ Aksident në Memaliaj, humb jetën një person

Një aksident ka ndodhur sot në Memaliaj të Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Krahës-Zhulaj dhe për pasojë ka ndërruar jetë 68-vjeçari Adem Hada.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë dalja nga rruga e motorit që drejtonte 68-vjeçari, ndërkohë kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në një rrugë rurale në fshatin Krahës 1, Memaliaj, shtetasi A. H., 68 vjeç, banues në fshatin Krahës, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/albeu.com/

 


Shtuar 16.06.2021 10:14