Aksident i frikshëm në Milot! Shoferja përplaset me barrierën, ndahet makina në dysh (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot- Mamurras, ku një shtetase 27 vjeçe, banuese në Milot, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me barrierën anësore

Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Kurbin- Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Milot-Mamurras, automjeti tip “Volksëagen ” me drejtuese shtetasen K.P., 27 vjeçe, banuese në Milot, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me barrierën anësore.

Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 1.10.2021 21:35