Një grua 75 vjeç ka rënë aksidentalisht nga ballkoni vetëm pak minuta më parë tek ish Stacioni i Trenit duke humbur jetën.
Ndërkohë po sot, një 10 vjeçar është përplasur nga një automjet dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 23.03.2021, në rrugën “5 Maji, mjeti me drejtues E. K., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale F. I., rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 23.03.2021, rreth orës 19:35, tek ish Stacioni i Treni, ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte shtetesja N. B., 75 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.