Dyshohet për shkelje të rënda, AMP nis hetimet për zyrtarin e lartë të Policisë

Nisin hetimet për zyrtarin e lartë të policisë, Sabri Jacaj, teksa ky i fundit sipas Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dyshohet se ka kryer shkelje të rëndë të detyrës.

Aktualisht ai është shef në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Mësohet se hetimi ka nisur pas të dhënave të siguruara nga kqyrja e një celulari të një efektivi, i cili është sekuestruar më parë. Në komunikimet e gjetura janë zbuluar biseda mes tyre për të favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal.

Krahas hetimit penal vijon dhe ai administrativ.


Shtuar 11.11.2024 19:38

Tags: ,