Dy vëllezër bëhen “tapë” dhe bëjnë për spital një person në Korçë

Dy vëllezër kanë dhunuar me sende të forta një person në Korçë, i cili ka përfunduar në spital.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës  11:00, në lagjen nr. 8.

Sipas njoftimit, “gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), banues në Korçë, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasin S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.”

Dyshohet se të tre personat kanë qenë në gjendje të dehur.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 14.02.2024 12:03