Dy turistët rrezikojnë jetën në Vlorë, u fiket gomonia në mes të detit

Policia kufitare në Vlorë  u ka shkuar në ndihmë dy turistëve të cilëve u është fikur motori i gomones dhe kanë rrezikuar jetën.

Bëhet me dije se si pasojë e detit me dallgë deri në 3 ballë, dyshja e turistëve ka rrezikuar mbytjen.

Gomonia e cila ka kërkuar ndihmë ndodhet në afërsi të zonës së quajtur Kalaj, në Ujin e ftohtë.

Shtuar 10.07.2021 19:18