Del fotoja, ky është pushuesi që u mbyt sot në Darëzezë

Ky është Fiqiri Rexhepi, 60-vjeçari i cili u mbyt sot teksa lahej në plazhin e Darzezës të Fierit.

Miku i tij, Arben Alizoti ka mundur të shpëtojë falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve të shpëtimit dhe ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, jashtë rrezikut për jetën.

Viktima ka qenë duke u larë, ndërsa ka kërkuar ndihmën e mikut të tij, pasi po rrezikonte të mbytej në ujërat e detit dhe menjëherë sapo ka konstatuar, 47-vjeçari Arben Alizoti ka hyrë në ujë për ti ardhur në ndihmë, por që ka rrezikuar të mbytet edhe vetë.

Shtuar 10.07.2021 19:00