Dy police rezultojnë përdoruese droge në Elbasan, njëra 20 vjeç

Dy punonjëse të policisë në Elbasan, pas testit, kanë rezultuar përdoruese të lëndëve narkotike.

Burime për ABC bëjnë me dije se efektivet janë të moshës 20-25 vjeç.

Kujtojmë se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka paralajmëruar se efektivët që dalin pozitivë do të lirohen menjëherë nga detyra, ndërsa për raste specifike mund të ketë edhe nisje të hetimeve apo masa shtrënguese.

Më datë 11 dhjetor pritet që drejtori Nano të ketë një konferencë për shtyp ku do të zbulohen edhe detaje rreth testimeve për drogën në radhët e policisë.


Shtuar 6.12.2021 14:17