Dy orë ankth dhe tmerr! Nën kërcënimin e thikës, 37-vjeçari mban peng në banesë nënën dhe motrën

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në lagjen “11 Janari” në Kuçovë. Një 37-vjeçar ka mbajtur peng për 2 orë, nën kërcënimin se do t’i vriste me thikë, nënën dhe motrën e tij.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen. Pas mbërritjes së policisë, është bërë e mundur që efektivët të neutralizojnë 37-vjeçarin e identifikuar si Gjergji Salla.

Të lidhura

None found

Mësohet se Salla ka probleme me shëndetin mendor dhe prej dy javësh kishte refuzuar të pinte ilaçe, gjë që ka sjellë dhe agresivitetin e tij./albeu.com


Shtuar 17.08.2023 20:02