Tentoi të kultivonte drogë, arrestohet 24-vjeçari në Kuçovë

Policia ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar I cili ka tentuar të kultivojë bimë narkotike.

Gjithashtu policia ka proceduar penalisht edhe shtetasit: A.Sh., 74 vjeç, R.S.,67 vjeç ,A.S., 36 vjeç, R.Sh.,56 vjeç, S.G., 41 vjeç, Sh.S 69 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë penguar punonjësit e Policisë së Shtetit në përmbushje të detyrës së tyre, në mbështetje të kërkesës së Bashkisë Kuçovë për realizimin e investimit për ujësjellësin në fshatin Lumas.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas i dyshuar si autorë i tentativës për kultivim të cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në vijim të kontrollit të territorit, kanë evidentuar në fshatin Frashër, Kuçovë kubikë të kultivuara me fara të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R.B., 24 vjeç, banues në fshatin Gegë, Kuçovë, pasi pranë tokave të tij u gjetën kubikë të kultivuara me fara dyshuara cannabis sativa;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

————-

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë filloi proçedimi penal për shtetasit: A.Sh., 74 vjeç, R.S.,67 vjeç ,A.S., 36 vjeç, R.Sh.,56 vjeç, S.G., 41 vjeç, Sh.S 69 vjeç, banues në fshatin Lumas, Kuçovë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë penguar punonjësit e Policisë së Shtetit në përmbushje të detyrës së tyre, në mbështetje të kërkesës së Bashkisë Kuçovë për realizimin e investimit për ujësjellësin në fshatin Lumas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjëshme”,” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”./albeu.com


Shtuar 22.05.2021 12:15