Dy ditë luftë, Armenia dhe Azerbajxhani arrijnë armëpushim

Një zyrtar i lartë armen ka bërë me dije se një armëpushim ishte rënë dakord me Azerbajxhanin pas dy ditësh dhune të lidhura me një mosmarrëveshje dhjetëvjeçare midis ish-shteteve sovjetike mbi territorin e Nagorno-Karabakut.

Nuk kishte asnjë fjalë nga Azerbajxhani për një armëpushim për të ndalur shkëmbimet më vdekjeprurëse midis vendeve që nga viti 2020, shkruan CNN.

Rusia është forca diplomatike kryesore në rajon dhe mban 2000 paqeruajtës atje. Moska ndërmjetësoi marrëveshjen që i dha fund luftimeve të vitit 2020, të quajtur lufta e dytë e Karabakut, në të cilën ndërruan jetë qindra vetë.

“Falë përfshirjes së komunitetit ndërkombëtar, është arritur një marrëveshje për një armëpushim”, tha Armen Grigoryan, sekretar i Këshillit të Sigurimit të Armenisë, për televizionin armen.


Shtuar 15.09.2022 12:40