Durrsaku thyen “arrest shtëpie” dhe shkon të takojë Berishën: Jepi gaz, marr kallashin për ty!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ditën e sotme mbajti takimin e radhës në qytetin e Durrësit.

Një qytetar tha se  ndodhet në “Arrest shtëpie”, por e ka thyer vendimin vetëm për të takuar Sali Berishën të cilit i bëri thirrje se do të marrë kallashnikovin.

“Jam Ilir Amedani në 1991 në Skrapar kam bërë 6 muaj burg për demokracinë. Në vitin 1998 kam bërë burg në incidentin e Azem Ajderit.

Jam Ilir Amedani i 16 shkurtit që sot kam ardhur vetëm për Sali Berishën sepse rezultoj akoma në “arrest shtëpie” dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet. Prandaj me dy fjalë Sali Berisha, jepi gaz sepse të parin që merr kallashin ke Ilir Medanin”, u shpreh qytetari.

Berisha duke qeshur i përgjigjet: “Me vota….E kemi me vota”. /albeu.com/

 

 


Shtuar 29.09.2021 20:28