Durrësi “pushtohet” nga plehrat, Xhaferaj: Qyteti është kthyer siç ishte Porto Romano, jemi në emergjencë mjedisore

Plehrat e shpërndara nëpër rrugë e trotuare vijojnë të jenë problematike për qytetin e Durrësit.

Në një komunikim për mediat, Ferdinand Xhaferaj reagoi me kritika ndaj qeverisë dhe pushtetit lokal.

Sipas Xhaferajt, pastrimi i qytetit të Durrësit është kthyer në një dështim të madh për shkak të arrogancës , korrupsionit dhe paaftësisë së autoriteteve.
Më tej ai shtoi se erdhi edhe deputeti më i ri i Durrësit, Edi Rama dhe tha Porto Romanen do e bëjmë ‘Ecopark’. Cfarë shohim sot, i gjithë Durrësi, është bërë si Porto Romano, i gjithë Durrësi është në emergjencë mjedisore.”

“Pastrimi i qytetit është dështimi më i madh ku bëhet bashkë arroganca, korrupsioni dhe paaftësia., Të gjithë jemi dëshmitarë ku u bë bashkë qeverisja qendrore dhe ajo lokale dhe e shpallën Porto Romanon emergjencë. Por sot i gjithë Durrësi është bërë për tu shpallur emergjencë”, u shpreh Xhaferaj.


Shtuar 28.06.2021 12:08