Durrës/ Sapo doli nga burgu, vodhi sërish bateritë e makinave

Policia e Durrësit, ka vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi akuzohet se vodhi bateritë e dy automjeteve në qytetin e Durrësit.

Policia informon se i riu, Erixhian Shatrolli, ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe pasi kishte kryer dënimin kishte dalë nga burgu.

Njoftimi i Policisë:

“Nga veprimet hetimore dyshohet se 30-vjeçari: 

Nga veprimet hetimore dyshohet se 30-vjeçari: 

-më datë 04.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 5;  

-më datë 23.12.2023, ka vjedhur baterinë e një automjeti, në lagjen nr. 16/1.

Policia ka publikuar video të kamerave të sigurisë që kanë kapur mat 30 vjeçarin.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një here”, njofton policia.


Shtuar 29.12.2023 12:28