Durrës, 30-vjeçari arratiset me makinë të vjedhur, përplas katër automjete dhe përfundon në pranga

Policia e Stacionit të Policisë Plazh, arrestoi një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi ai tentoi t’u largohej efektivëve me një automjet të vjedhur, duke shkaktuar përplasje dhe duke vënë në rrezik qytetarët dhe punonjësit e policisë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:00 në rrugën “Pavarësia”. Gjatë patrullimit, shërbimet e policisë konstatuan një makinë pa targa dhe me xhama të zinj, drejtuesi i së cilës po kryente manovra të rrezikshme.

Të lidhura

None found

Pasi vuri re patrullën dhe mori sinjalin për të ndaluar, ai rriti shpejtësinë dhe u përpoq të largohej.

Gjatë ndjekjes, automjeti u përplas me katër makina të tjera. Drejtuesi e la mjetin dhe vijoi arratisjen në këmbë, por u kap pak më vonë nga efektivët.

Kontrollet zbuluan se personi i ndaluar, M. K., 30-vjeç, ishte në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Po ashtu, makina me të cilën udhëtonte ishte vjedhur një ditë më parë në Tepelenë.

Policia e arrestoi në flagrancë 30-vjeçarin për veprat penale të vjedhjes, mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik, shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për vijimin e hetimeve.


Shtuar më 26.09.2026 10:35

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet