Dua Lipa zbulon ritualin e veçantë që ndan me bashkëshortin çdo mëngjes!

Dua Lipa ka ndarë me fansat një detaj të ëmbël nga jeta e saj bashkëshortore me aktorin Callum Turner. Në një klip të publikuar për British Vogue, këngëtarja zbuloi se çifti ka krijuar një ritual të veçantë mëngjesi, të cilin e quajnë me humor “Cal’s caff”.

Sipas artistes, bëhet fjalë për një mëngjes të përgatitur nga Callum, i cili përfshin një kombinim të pasur ushqimesh tradicionale britanike. Krumpetat me gjalpë dhe Marmite, vezët, proshuta, salçiçet, domatet, kërpudhat dhe avokadoja janë pjesë e menusë që e ka bërë këtë zakon një nga momentet më të dashura për çiftin.

Të lidhura

None found

“Ne kemi këtë gjë tonën, e quajmë ‘kafeja e Cal-it’. Është mëngjesi, sepse ai e bën shumë mirë”, u shpreh Dua Lipa.

Këngëtarja tregoi gjithashtu se ajo dhe bashkëshorti i saj kalojnë shumë kohë së bashku në kuzhinë dhe e shijojnë gatimin si një mënyrë për t’u relaksuar dhe për të forcuar lidhjen e tyre. Megjithatë, me nota humori, Dua pranoi se mendon se është pak më e zonja në gatim se partneri i saj.

Pas martesës së tyre në maj të vitit 2026, çifti vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut, ndërsa duket se gjejnë lumturinë në momentet më të thjeshta të përditshmërisë.


Shtuar 10.06.2026 18:13

jojobetcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetbetcio güncelbetpark girişjojobetcasibommatbetJojobetmatbetgrandpashabetgrandpashabet belge numarasıgrandpashabet belge numarasıgalabetlunabetcasibomJojobet GirişGrandpashabet destekgrandpashabet girişkavbetCratosroyalbetcasibomjojobetGrandpashabetGrandpashabetMeritkingcasibomjojobetCasibom Güncel Girişgrandpashabetjojobet girişcasibomjojobet güncel girişjojobet