Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me operacionin që konkludoi me kapjen e drogës në Frakull të Fierit.
Gazetari Jul Kasapi ka deklaruar se ata që janë arrestuar janë vetëm punëtorë.
Gazetarja Glidona Daci ka deklaruar se madje drejtuesit e grupit mund të mos jenë në Shqipëri.
Daci: Nikolin Gjolena është ndërtuesi financuesi dhe personi që ka paguar që droga të vijë në Shqipëri. Ky është koka. Por kjo nuk përjashton nga përgjegjësia Çervanakun. Plani për të sjellë drogën është bërë që në maj kur Çervanaku u regjistrua si person juridik. Dyshohet se pas tyre fshihen persona të tjerë nga bota e krimit. Grupet kanë territoret e influencat e tyre dhe nuk mund të ngresh një laborator në Frakull nëse nuk kontrollohet nga një grup.
Kasapi: Kokat e trafikut nuk janë kapur. Policia ka dy grupe në Fier që janë të evidentuar, por që ndonjëherë për mungesë provash..
Gjolena është financues por nuk është koka e grupit.
Personat që janë kaputr janë punëtorë. Kokat asnjëherë në Shqipëri nuk kapen
Daci: Ose nuk janë në Shqipëri janë jashtë vendit.
Kasapi: Sot ka pasur edhe një lajm të mirë. Për ata që nuk janë në Shqipëri Europoli për herë të parë ka një oficer ndërlidhës. 47 persona janë arrestuar, katër prej tyre në Dubai dhe kjo tregon se imuniteti i Dubait ka rënë, referuar kryetarët e grupeve kriminale. Tashmë nuk mund të jetojnë kaq të qetë.