Përballje e fuqishme, Bruno Fernandes dërgon Portugalinë në fazën tjetër (VIDEO)

Portugalia ka mundur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj një Uruguaji të fortë por jo konkret.

Ndeshja ka qenë intensive që në fillim, ku të dyja skuadrat kanë tentuar shpesh herë të gjejnë golin.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0, ku janë marrë edhe tre kartona të verdhë në këto 45 minutat e para.

Pjesa e dytë nisi në favor të Portugalisë, ku në minutën e 54-të Bruno Fernandes shënoi një gol të cilin e nisi për drejt zonës.

Pas shumë tentativash, goli i barazimit nuk erdhi nga Uruguaji.

Në minutën e 93-të, Portugalia fiton një penallti, ku Bruno Fernandes nuk gabon para pikës së bardhë të penalltisë.

Kështu, Portugalia ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër./ h.ll/albeu.com

Shikoni golat


Shtuar 28.11.2022 21:59