Drejtori i FBI reagon për çështjen McGonigal: Hodhëm dritë mbi një sjellje të papranueshme

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, ka reaguar për herë të parë në lidhje me çështjen kundër Charles McGonigal, një ish-agjent special i ngarkuar me Divizionin e Kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork.

Sipas Wary, ishin agjentët e FBI-së që “metodikisht dhe profesionalisht” e përpiluan çështjen kundër McGonigal.

“Ajo që unë mendoj se akuzat në këtë rast demonstrojnë është gatishmëria e FBI-së si një organizatë për të hedhur dritë mbi sjelljen që është krejtësisht e papranueshme, duke përfshirë kur ndodh nga një prej njerëzve tanë, dhe për t’i nxjerrë ata njerëz para përgjegjësive”, deklaroi Wray

“Ne po flasim për një person që është larguar nga FBI për më shumë se katër vjet tani”, shtoi ai.

 

 

“Është FBI ajo që nisi këtë hetim. Është FBI-ja dhe agjentët tanë që me kujdes dhe metodikë e përpiluan provat për çështjen kundër tij. Dhe është FBI që e arrestoi atë”, tha Wary.

Më tej ai shtoi se sjellja e McGonigal “nuk përfaqëson të gjithë FBI dhe punonjësit e saj. /albeu.com

 

 

 


Shtuar 27.01.2023 23:05

Tags: ,