Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj në SPAK, merret në pyetje mbi hetimet për kreun e ARRSH, Evis Berberi

Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj, po merret në pyetje nga prokurorët e SPAK. Mësohet se Karçanaj, po pyetet lidhur me në lidhje me hetimet që po kryhen mbi kreun e ARRSH Evis Berberin dhe tenderat e mirëmbajtjes se serverëve të ARRSH.

Të shtunën e kaluar (16 mars 2023), GJKKO caktoi masën “arrest me burg” për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi dhe dy biznesmenët, Ervisa Lami dhe Valter Begaj.

Ish-kreu i ARRSH, akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, nën dyshimin se ka transferuar fiktivisht një kompani për të shmangur konfliktin e interesit, përpara se të emërohej këshilltar i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Atij iu sekuestruan një shumë e madhe parash, sende me vlerë, mes tyre piktura të shtrenjta. SPAK preu edhe dy fletë arreste për by biznesmenët, Ervis Lami dhe Valter Begaj.

Të tre, si zyrtari i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Berberi por edhe dy biznesmenët kanë zotëruar të paktën një herë secili kompaninë DAAM.

Kjo kompani merret me Studim, projektim, mbikqyrje dhe kolaudim objektesh ndertimore, vlerësime, studime fizibiliteti etj.


Shtuar 19.03.2024 13:35