Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka sulmuar ashpër pokurorin e SPAK, Arben Kraja, i cili po heton dosjen “partizani”.
I ftuar në “Open” Berisha hodhi akuza të rënda ndaj Krajës, duke e cilësuar shërbëtor të kryeministrit Edi Rama.
“Fjalia që kam dëgjuar me mijëra herë ata që kanë bashkëpunuar me Sali Berishën është zbato ligjin mos shkel ligjin. Unë për të ndjek sistemin mund ta bëj atë sepse ajo është një gjykatë që nuk udhëhiqet nga Edi Rama. Ti thuash gjykatëses hiqi ti se nuk ia heq dot. E di pse nuk e heq dot, sepse ia bëj fytyrën siç e meriton sepse nuk ka asnjë dokument. Kam me qindra dokumente që akuzojnë atë në radhë të parë.
Ai nuk e bën dot këtë se kujton se më intimidon. Mua nuk më indimidon dot. Një ish-president, një ish-kryeministër e ka detyrë absolute zbatimin e Kushtetutës. Unë nuk mund të bëhem bashkëfajtor me ish-oficerin e Sigurimit të Shtetit që qëndron në detyrë në kundërshtim. Arben Kraja. Xhelati i sigurimit po mbahet aty si zagar për të zbatuar urdhrat e Edi Ramës. Ai poshtëron veten dhe mendon se për shkak të Edi Ramës mendon se është mbi ligjin”, tha ai.