Gjykata e Posaçme, ka rrëzuar tre ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato, do vijojnë qëndrimin në qeli.
Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.
Tre ish-drejtorët u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Kecci dhe Englatina Zere.
Hetimi për këtë çështje nisi në vitin 2023, për dy vepra penale “Shperdorim detyre” dhe “shkelje e barazise ne tendera”.