Dorëhiqen dy gjyqtarë, ndryshon trupi gjykues në Apelin e GJKKO për Adriatik Llallën

Trupi gjykues në Apelin e Gjykatës së Posaçme për çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka ndryshuar pasy gjyktarët S. Ddollani dhe Dh. Lara kanë dhëne dorëheqjen. Pas miratimit të dorëheqjes së gjyqtarëve, trupi i ri gjykues do të përbëhet nga gjyqtarët Nertina Kosova, Miliana Muca dhe Enton Dhimitri.

Gjithashtu senaca gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Llalla, u shty për në datën 16 korrik, ora 11:00 për arsyen se avokati i mbrojtjes kërkoi edhe më tepër kohë për t’u përgatitur.

Kujtojmë se Llalla është dënuar me 2 vite burg, për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

GJKKO përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vjet e drejta për të ushtruar funksione publike.

Më 3 qershor, Llalla ka ankimuar vendimin në Apelin e GJKKO./albeu.com


Shtuar 12.07.2021 12:28