“Do të shihni tmerr…”, Hamasi i përgjigjet Izraelit: Do të vrasim një rob izraelit për çdo shtëpi civile që do sulmoni

Lufta e nisur prej ditës së shtunë mes Izraelit dhe Palestinës duket se do të përshkallëzohet edhe më tej, pasi të dyja palët jo vetëm që po rrisnin tonet kërcënuese, por po shtojnë dhe goditjet luftarake në terren.

Kryeministri i Izraeli, Benjamin Netanyahu gjatë një takimi me kryetarët e qytetave kufitare që u goditën nga sulmi i palestinezëve të Hamasit ditën e shtunë, theksoi se Hamas nuk ka parë ende asgjë, do të shohë tmerr me sy, kur izraelitët të nisin operacionet që nuk janë arë ndonjëherë.

Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i Hamasit, të cilët kanë thënë se do të vrasin një rob Izraelit për çdo shtëpi civile që od të sulmohet pa paralajmërim.

Njoftimi u bë nga zëdhënësi i Brigadave Qassam në një audio të publikuar të hënën mbrëma.

Abu Obeida pretendoi se grupi deri më tani kishte vepruar në përputhje me “udhëzimet islame” duke i mbajtur pengjet izraelitë të sigurt.

“Ne kemi vendosur t’i japim fund kësaj dhe deklarojmë se çdo shënjestrim i njerëzve tanë në shtëpitë e tyre pa paralajmërim paraprak do të përballet me ekzekutimin e pengjeve të civilëve që po mbajmë,” tha ai. Sipas zëdhënësit të IDF, nënkoloneli Richard Hecht, “dhjetëra” izraelitë u morën peng nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të tyre të shtunën.


Shtuar 9.10.2023 20:44